KryesoreLajme

Banorët e Durrësit“Bashkia merret me pallatet e tjerë, ato të dëmtuarit nuk i rregullon”

Banorët e pallatit nr.7 në Durrës janë mbledhur në shenjë proteste para bashkisë. Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati në një ambient të përbashkët me një pallat tjetër që ka dëmtime të shumta nga tërmeti.

Sipas banorëve, prej kohësh askush nuk i dëgjon ankesat e tyre lidhur me pallatin dhe shtojnë se ditën e djeshme ishte marrë vendim në favor të firmës ndërtuese.

Banorët:

Jemi mbledhur sot sepse dje ishim në gjykatë, pas prokurorisë që ka 2 vite që na zvarrit dhe nuk hap asnjë dosje. Gjyqtarja ka vendosur dje në favor të formës, pa na parë neve si banorë që jemi më të dëmtuarit. E din ajo gjyqtarja sesi e ka marrë atë vendim. Sot kemi ardhur para bashkisë që të takojmë kryetaren të na japë një zgjidhje sepse u bë kohë që nuk merret me pallatet. Bashkia po rregullon pallatet e padëmtuara nga tërmeti ndërsa pallatet e tjerë nuk janë rregulluar.

Lexo më shumë  Pjesëtarët e njësisë speciale në Veri, Osmani: Dërgim mund të thuhet vetëm nëse i dërgojmë në shtet tjetër

Dje është marrë vendimi që punimet të vazhdojnë. Nuk ka ardhur askush të bëjë vlerësime për pallatin nëse është e lejueshme të ndërtohet pranë një pallati tjetër. Por pallati ka dalë i pabanuar.

Pse kaq pak banorë?

Një pjesë e banorëve që I kanë blerë hyrjet në atë pallat, janë jashtë shtetit, një pjesë tjetër janë në punë. Ndërsa ne kemi lënë punën dhe kemi ardhur këtu. Nuk e di se cfarë gjykatësi është ai që e merr këtë vendim por sot nuk kemi asnjë lloj vendimi. Të presim deri në datë 17 nëntor ne tani që të vijë një ekspert i gjykatës dhe të bëjë ekspertizës ndërkohë që deri në atë datë ndërtimi shkon deri në kat të tretë.

Lexo më shumë  Kurti takon O’Brienin e Lajçakun: Marrëveshja Bazike dhe Aneksi duhet të zbatohen të plota
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *