Lajme

Banorët e Dibrës protestojnë. Skavica rrezikon 35 fshatra

Qytetarët e Dibrës dolën ditën e hënë në protestë në vendin kur do ndërtohet HEC-i i Skavicës. Ata kanë dalë për të kundërshtuar këtë projekt i cili zhduk mijëra hektarë tokë dhe çon në rrezikun e zhdukjes 35 fshatara të Dibrës. Banorët e fshatarave pasi kanë listuarpasojat e dëmet që ky projekt sjell, i kanë thirrje deputetëve të qarkut që të ngrenë zërin dhe të kundërshtojnë projektin

Lexo më shumë  Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Ata kanë bërë gjithashtu thirrje dhe paralajmërime të forta edhe ndaj qeverisë.

Banorët e Dibrës kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit, pasi do të sjellë pasoja të mëdha për zonën.

Mbi 35 fshatra të Dibrës do të zhduken përfshirë dhe 16 mijë hektarë tokë bujqësore.

Protestuesit kanë paralajmëruar deputetët e qarkut të Dibrës se do të përballen me banorët, nëse nuk kundërshtojnë projektin.

Lexo më shumë  Demokratët Evropianë: Aleksandar Vuçiq merr fonde nga BE, por forcon lidhjet me Rusinë

Prej kohësh, komuniteti dibran dhe shoqatat ambientaliste kundërshtojnë nëpërmjet protestave dhe takimeve të ndryshme, ndërtimin e digës prej 485 metra lartësi në zonën e Skavicës.

Kjo digë, e parashikuar të ndërtohet në luginën e lumit Drin i Zi, pritet të sjellë pasoja të mëdha për zonën e Dibrës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *