Bota

Banorët e Chernihiv tregojnë për vdekjen dhe shkatërrimin

Qyteti i Chernihiv në verilindje të Ukrainës ishte nën rrethim nga ushtria ruse deri pak ditë më parë.

Një zyrtar lokal na tha se ata zot se gjenin ushqim apo ujë dhe jetonin pa energji elektrike për javë të tëra.

Disa zona janë shkatërruar plotësisht. Gazetarja Yogita Limaye e BBC News nga Kievi tregon se pamë një stadium futbolli ku zyrtarët ukrainas thonë se avionët rusë hodhën bomba në javën e dytë të marsit. Një pjesë e tribunës është shkatërruar plotësisht, tani një rrëmujë me sediljet plastike dhe kangjella metalike të thyera.

Lexo më shumë  Inteligjenca ukrainase zbulon bashkëpunimin Rusi-Iran në luftë: Moska kishte pamje satelitore të bazës amerikane që u godit!

Në mes të fushës është një gropë e madhe e krijuar nga një tjetër bombë. Në krah të stadiumit është shkatërruar edhe një bibliotekë për fëmijë e vendosur në një godinë. Ne pamë edhe lagje banimi që janë rrafshuar fjalë për fjalë.

Banorët na kanë treguar për miqtë e tyre të vrarë. Një grua na tregoi shtëpinë e saj të shkatërruar dhe na tha se vajza e saj ishte plagosur rëndë.

Lexo më shumë  Mediat amerikane: SHBA po përgatitet për operacione tokësore në Iran

“Rusia po gënjen. Kjo është një lagje civile. Jo ushtarake. Putini duhet ta rindërtojë shtëpinë time.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *