Banorët e Baldushkit përplasen për të 3-tën herë me policinë
Banorët e fshatot Mustafakoçi në njësinë bashkiake Baldushk u përplasën të hënën për të tretën herë me policinë bashkiake kundër prishjes së pronave të tyre.
Qeveria në janar 2020 shpalli ndërtimin e një lagje të re për rindërtimin e banesave publike për të prekurit nga tërmeti në zonën e fshatit Mustafakoçi.
Ky process u kundërshtua nga banorët, të cilët janë njohur si pronar të tokës në gjykatës e shkallës së parë. Madje komuna dhe gjykata i ka ndaluar kryerjen e punimeve në zonë deri në përfudnimin e procesit gjyqësorë.
Banorët u përplasën me policinë në nëntor 2020, dhe në qershor 2021.
Më 24 qershor, banorët e fshatit Mustafakoci u shprehën se “Kanë sjellë policinë me dhunë na kanë marrë përpara si bagëti, jo si njerëz. Ne kërkojmë që të na lërë shteti rehat në tokën tonë. Gjyqi na i ka njohur si pronë ne”.
Ndërkohë në asnjë rast Bashkia Tiranë nuk ka sqaruar banorët se çfarë do të ndodhë me pronat e tyre./exit/