Lajme

Banorët e “5 Majit” nesër protestë para parlamentit, banori: Kam parë tmerrin me sy, policia më tërhoqi zvarrë

Banorët e “5 Majit” dhe të Laprakës kanë dalë në protestë kundër shembje së banesave.

Ata po protestojnë para Drejtorisë së Policisë, ndërsa gazetari Bled Marku, është shprehur se policia ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa shtoi se duhet të denoncohet.

Ai paralajmëroi se protesta e radhës do të zhvillohet nesër në orën 9:00 para Parlamentit.

Bled Marku: Policia ka përdorur gaz lotsjellës vend e pa vend, duke mos llogaritur që në ato shtëpi që nuk ishin në listë për t’u shembur mund të kishte pleq foshnja, plaka. Duhet të denoncohet policia dhe unë nuk e kuptoj se si mund të veprojë në këtë mënyrë. Këta duan të arrestojnë nënën e dy fëmijëve. Ata persona që kanë mbrojtur banesat e tyre sot po cilësohen  si kriminelë. Jemi një numër i konsiderueshëm njerëzish që janë të vendosur për të mbrojtur banesën e tyre. Nëse të gjithë do të kenë vende nëpër burgje ose rajone për 5 mijë familje atëherë bujrum kur të doni. Protestat do të vazhdojnë. Do të jetë nesër të Parlamenti në orën 9.

Ndërkohë një banor tjetër është shprehur se ka parë tmerrin me sy, ndërsa shtoi se në komisariat e shoqëruan me dhunë.

Bled Marku: Unë dje kam parë tmerr me sy, edhe zëri më ka ikur nga gazi. Po mbroja shtëpinë time. U mora me dhunë. Më prishën shtëpinë pa një vendim, pa një marrëveshje. Më kanë fut brenda zvarrë.  Vetëm në Shqipëri ndodh që të prishet shtëpia për të vjedhur. Këtu në Shqipëri ka humbur gjithçka.

Rruga Press

Lexo më shumë  Investimet e Jared Kushner/ Senatori Wyden heton marrëveshjet e “Affinity Partners” në Serbi e Shqipëri
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *