Lajme

Banka Qendrore dhe Fondi Monetar diskutojnë për zhvillimet makroekonomike dhe financiare të Kosovës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti gjatë takimit me drejtorin e Departamentit për Evropën në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Alfred Kammer ka diskutuar për zhvillimet makroekonomike dhe financiare të vendit.

Mehmeti ka prezantuar qëndrueshmërinë e sistemit financiar të Kosovës dhe rolin që ka në mbështetje të rimëkëmbjes ekonomike të vendit.

Lexo më shumë  ‘Na subvencionojnë 7 herë më pak se rajoni’/ Blegtorët dhe fermerët protestë para Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë

Në këtë takim, u theksua nevoja urgjente për plotësimin e vendeve të lira në Bordin e BQK-së si domosdoshmëri për funksionimin normal të këtij institucioni.

Nga ana tjetër, Kammer ka vlerësuar zhvillimet pozitive të sistemit financiar të Kosovës dhe rolin që ka luajtur BQK-ja gjatë ballafaqimit ekonomisë së vendit me pasojat e shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Në fund, ai bëri thirrje për funksionalizimin sa më të shpejtë të Bordit të BQK-së, duke theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së pavarësisë së Bankës Qendrore në mënyrë që ndërhyrjet politike të mos pengojnë ushtrimin efektiv të funksionit të institucionit./telegraf/

Lexo më shumë  Hiqet nafta falas për 50 mijë fermerë në Shqipëri, akuza: “Po e marrin patronazhistët”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *