Bota

Banka Kombëtare e Zvicrës raporton humbjen më të madhe që nga themelimi

Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) raportoi të premten një humbje për gjysmën e parë të këtij viti, në vlerë prej 95.2 miliardë franga zvicerane, humbja më e madhe gjashtëmujore që nga themelimi i bankës qendrore në vitin 1907.

Rënia e tregut të aksioneve, rënia e çmimeve të bonove dhe vlerësimi i frangut, ndikuan rëndë vlerën e zotërimeve masive të saj në valutë të huaj, raportoi Reuters të premten.

Lexo më shumë   Kallas: Evropa duhet të rrisë presionin ndaj Moskës

SNB-ja raportoi një humbje të tremujorit të dytë prej 62.4 miliardë frangash, që është gjithashtu performanca e saj më e keqe tremujore.

“Humbja është historike, por pjesa më e madhe e saj është një humbje që lidhet me vlerësimet më të ulëta të obligacioneve dhe aksioneve,” tha ekonomisti i Credit Suisse, Maxime Botteron, i cili tha se rezultati nuk ka gjasa të jetë një shqetësim për SNB-në.

“Unë nuk mendoj se kjo do të ketë ndonjë efekt në politikën monetare të SNB-së. Ndikimi i vetëm mund të jetë në financat publike sepse pagesa e SNB-së për qeverinë dhe kantonet mund të jetë më e vogël vitin e ardhshëm”, ka shtuar ai.

Si një bankë qendrore, SNB-ja nuk mund të ketë probleme likuiditeti, sepse mund të përmbushë detyrimet e saj të pagesës duke shtypur para.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *