Lajme

Banka Botërore: Qeveria e Shqipërisë të rishikojë asistencën sociale pas rritjes së çmimeve

Qeveria e Shqipërisë duhet të rishikojë skemën e asistencës sociale për familjet në nevojë, thotë Banka Botërore.

Kriza e energjisë dhe rritja e çmimeve po vështirësojnë kushtet e jetesës dhe pamundësia për të blerë produktet e shtrenjtuara, do të thellojë nivelin e varfërisë. 

“Duke parë ritmin e rimëkëmbjes pas pandemisë, Banka Botërore i sugjeron qeverisë shqiptare, të mos mbështetet vetëm te ndërtimi, por të investojë në edukim, inovacion dhe në ekonominë e gjelbër”, tha Hilda Shijaku, ekonomiste e lartë e Bankës Botërore.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Në raportin e prezantuar këtë të enjte, Banka Botërore llogarit se pas tkurrjes me 4 për qind në vitin 2020, rritja e PBB-së do të jetë 7.2 % sivjet, dhe do të mbështetet kryesisht te konsumi, turizmi dhe ndërtimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *