Bota

Banka Botërore pezullon ndihmën për Afganistanin pas marrjes së kontrollit nga talebanët

Banka Botërore ka marrë masë drastike duke pezulluar të gjitha financimet për projektet në Afganistan.

“Ne kemi pezulluar të gjitha shpenzimet në operacionet tona në Afganistan dhe ne jemi duke monitoruar dhe vlerësuar nga afër situatën në përputhje me politikat dhe procedurat tona të brendshme,” tha për BBC një zëdhënës i Bankës Botërore.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Ky vendim vjen pas marrjes në kontroll të vendit nga talebanët. Më parë FMN ka bllokuar pagesat për Afganistanin kurse SHBA-ja ngriu asetet bankës qendrore të Afganistanit.

Veprimi i fundit i Bankës Botërore është një goditje e madhe financiare për qeverinë e re të vendit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *