Banka Botërore për tokat në Shqipëri: Vetëm 10% e sipërfaqes së tokës, është e hedhur në hartën digjitale
Mungesa e dokumentacionit të pronësisë bën që fermerët në Shqipëri të mos mundet të marrin financime nga projektet e BE.
Në një raport të Bankës Botërore thuhet se vetëm 10 për qind e sipërfaqes së tokës është e hedhur në hartën digjitale, ndërsa 80 për qind mbetet e hedhur vetëm në regjistrat e pronësisë, pra në mënyrë shkresore.
Por edhe pse ka kaluar 33 vite nga rënia e komunizmit ende nuk është hedhur fare pronësia për 10 për qind të tjera.
Per me teper shqetësim mbetet vërtetimi i pronësisë pasi ka mosperputhje midis regjistrimit dhe te dhenave kadastrale.
Duke e konsideruar një problem shqetësues kërkohet nisja e punës për hedhjen e të gjitha të dhënave në formë digjitale, që do të jetë në dispozicion të të gjithë institucioneve.
Po ashtu do të ketë dhe një garanci shtesë për heqjen e mbivendosjeve.
Një veprim i tillë thuhet në material do të zhbllokojë potencialin e fermerëve në Shqipëri për të thithur fonde por edhe për të rritur më shumë prodhimin
Një tjetër shqetësim mbetet mungesa e aksesit në infrastrukturën rrugore dhe sistemet ujitese në zonat rurale.
Rruga Press