KryesoreLajme

Banka Botërore dhe BQK riafirmojnë angazhimin për projekte strategjike në Kosovë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatoren Shileku-Shala dhe bashkëpunëtorët e tij, zhvilloi një takim njoftues me drejtoreshën e re të Bankës Botërore për Kosovë, Carole Megevand, dhe ekipin e saj.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili e uroi Megevand për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në avancimin e projekteve dhe reformave të Bankës Botërore në mbështetje të ekonomisë së Kosovës. Ai e informoi atë për zhvillimet më të fundit në sektorin financiar dhe progresin e reformave të ndërmarra nga BQK-ja, me synim nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe forcimin e sistemit financiar.

Lexo më shumë  Arabia Saudite thotë se ka "zmbrapsur" dronët që përpiqeshin të godisnin një ndër objektet më të mëdha të rafinimit dhe eksportit të naftës në botë

Diskutimet u fokusuan në situatën aktuale të sektorit financiar, bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy institucioneve dhe programet e reja të Bankës Botërore për fuqizimin e sektorit financiar, përfshirë asistencat teknike të dedikuara për BQK-në.

Ismaili shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore, duke theksuar se ky bashkëpunim është kyç për arritjen e objektivave strategjike të BQK-së, veçanërisht në reformimin ligjor dhe rregullativ, digjitalizim, kapitalizimin e sektorit financiar, rritjen e qëndrueshmërisë financiare, anëtarësimin në SEPA dhe zbatimin e agjendës së gjelbër.

Megevand vlerësoi progresin e Kosovës në harmonizimin e kornizës ligjore dhe rregullative me standardet e Bashkimit Evropian, ndërsa Ismaili e informoi për përgatitjet dhe sfidat në procesin e aplikimit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Lexo më shumë  Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtësisë

Guvernatori gjithashtu theksoi rëndësinë e projektit rajonal të Bankës Botërore për modernizimin e sistemit të pagesave, veçanërisht zhvillimin e pagesave të shpejta (Instant Payments) përmes Bankës Qendrore të Italisë dhe lidhjen e tyre me sistemet e pagesave të BE-së dhe Bankës Qendrore Evropiane, pas anëtarësimit në SEPA.

Të dyja palët riafirmuan angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë, duke vlerësuar rezultatet e arritura deri më tani në projektet e përbashkëta.

YouTube player