Lajme

Bandat shqiptare po përdorin avokatë dhe mjekë për të ndalur dëbimet

Media britanike Dailymail i ka kushtuar sërish bandave shqiptare një artikull në lidhje me emigracionin e paligjshëm.

Sipas medias britanike firmat ligjore në lidhje me bandat kriminale po paguajnë mjekë profesionistë për të ndihmuar në pengimin e dëbimit të emigrantëve shqiptarë.

Burimet janë shprehur për medien se ka prova që avokatët marrin raporte të dyshimta ‘mjeko-ligjore’ për klientët e tyre.

Psikoterapistët dhe psikologët me kualifikime ‘të dobëta’ paguhen për të shkruar raporte që pretendojnë se shqiptarët, në veçanti, janë shumë të brishtë mendërisht për t’u intervistuar apo ndaluar nga Home Office. 

Një burim është shprehur për Dailymail:

“Ka tendencë të jenë firma shumë më të vogla të përfaqësuesve ligjorë dhe këshilltarëve të emigracionit që janë të përfshirë në një lloj lidhjeje kriminale. Ajo që ne përcaktuam ishte se shqiptarët e përfshirë po paguanin këto firma ligjore që më pas paguanin disa mjekë për të nxjerrë atë raport. Ka disa firma ligjore që tani po hetohen dhe shpresojmë që së shpejti do të mbyllen. Janë gjashtë ose shtatë nga këto firma që janë shumë të njohura në këtë hapësirë. 

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Disa këshilltarë ligjorë, kompanitë e të cilëve janë mbyllur, kanë mundur thjesht të rifillojnë me një emër të ri për shkak të boshllëqeve në procesin e rregullimit ligjor, kuptohet.

Në raste të tjera, privilegji ligjor – konfidencialiteti ndërmjet një avokati dhe klientit të tyre – është përdorur për të bllokuar hetimet e Home Office. Në një rast befasues, një i afërm i një shtetasi shqiptar të ndaluar i shkroi Home Office duke treguar se si i kishin paguar 5000 paundë një firme ligjore për t’i liruar të afërmin.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Ata më pas u ankuan për dështimin e lirimit të të afërmit të tyre dhe madje treguan dhe firmën ligjore të përfshirë. Letra jepte prova të forta vendimtare për hetime të mëtejshme.

Home Office ka forcuar rregullat për raportet mjeko-ligjore, duke përfshirë edhe kush mund t’i shkruajë ato, dhe tani mund të kërkojë një mendim të dytë nga një mjek i emëruar zyrtarisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *