Bota

Bandat në Haiti sulmojnë burgun në qytetin Mireabalais, lirojnë 500 të burgosur

Bandat në Haiti kanë sulmuar qytetin Mirebalais të hënën dhe kanë liruar nga burgu rreth 500 të burgosur, transmeton “BBC”. 

Një zëdhënës i Policisë së Haitit ka thënë se janë dërguar forca shtesë në qytetin që gjendet rreth 50 kilometra në verilindje të kryeqendrës Port-au-Prince. 

Policia thotë se ka rimarrë kontrollin e Mirebalaisit, por në mediumet lokale raportohet se ende nuk janë kapur të burgosurit që janë liruar. 

Lexo më shumë  Macron: SHBA dhe Evropa duhet të punojnë së bashku për paqen dhe sigurinë e Ukrainës

Bandat e armatosura janë nën kontroll të gati gjithë kryeqendrës, por së fundi po shënjestrojnë edhe qytetet tjera. 

Persona të armatosur kanë djegur ndërtesa dhe po ashtu vetura, ndërsa kanë sulmuar edhe një stacion policor e gjithashtu një burg, ku po mbaheshin rreth 500 të burgosur. 

Raportohet se sulmuesit ishin të dy bandave – “400 Mawoso” dhe “Taliban” – që formojnë pjesë të koalicionit të bandave Viv Ansam dhe kontrollojnë pjesën veriore të Port-au-Prince. 

Lexo më shumë  Gjermania voton për të rikthyer shërbimin ushtarak vullnetar për 18-vjeçarët

Rruga Press

YouTube player