Bota

Bandat dogjën për së gjalli dy gazetarë në Haiti

Dy gazetarë u dogjën për së gjalli dhe u vranë në periferi të kryeqytetit Haitian Port-au-Prince.

Një grup prej tre gazetarësh erdhën për të intervistuar liderin e bandës rivale, raporton reuters.

Por, kjo u kushtoi Amady John Wesley nga stacioni radiofonik Ecoute FM me qendër në Montreal dhe reporterit lokal, Wilguens Louissaint, të cilët u vranë në vendin e ngjarjes, shkruan cnn.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Një gazetar i tretë arriti të arratisej, deklaroi në kushte anonimiteti një zyrtar policor.

Ecoute FM në një deklaratë konfirmoi vdekjen e Wesley, duke e përshkruar vrasjen si një akt kriminal dhe barbar.

Ndryshe, disa banda po luftojnë për kontrollin e zonës Laboule 12 në periferi të Port-au-Prince, ku ndodhën vrasjet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *