Bandat dogjën për së gjalli dy gazetarë në Haiti
Dy gazetarë u dogjën për së gjalli dhe u vranë në periferi të kryeqytetit Haitian Port-au-Prince.
Një grup prej tre gazetarësh erdhën për të intervistuar liderin e bandës rivale, raporton reuters.
Por, kjo u kushtoi Amady John Wesley nga stacioni radiofonik Ecoute FM me qendër në Montreal dhe reporterit lokal, Wilguens Louissaint, të cilët u vranë në vendin e ngjarjes, shkruan cnn.
Një gazetar i tretë arriti të arratisej, deklaroi në kushte anonimiteti një zyrtar policor.
Ecoute FM në një deklaratë konfirmoi vdekjen e Wesley, duke e përshkruar vrasjen si një akt kriminal dhe barbar.
Ndryshe, disa banda po luftojnë për kontrollin e zonës Laboule 12 në periferi të Port-au-Prince, ku ndodhën vrasjet.
Rruga Press