Bota

Banda e italianëve kreu grabitjen më të madhe në Britani, njëri prej tyre dyshohet se fshihet në Serbi

Një hajdut i përfshirë në grabitjen më të madhe në Mbretërinë e Bashkuar ka pranuar se ka qenë pjesë e planit për të vjedhur para dhe bizhuteri me vlerë 26 milionë paund nga shtëpitë e personave të famshëm.

Jugoslav Jovanovic pranoi se ishte pjesë e një bande ndërkombëtare hajdutësh që kishin plaçkitur vilën në Kensington të 37-vjeçares Tamara Ecclestone, në atë që u konsiderua si grabitja më e madhe brenda kufijve të Mbretërisë së Bashkuar.

Grabitja e vilës së Tamara Ecclestone, një varëse gjendet në qafën e prostitutës rumune

Vajza e ish-bosit të Formula 1, Bernie Ecclestone, ishte me pushime në Finlandë me bashkëshortin dhe vajzën kur nga banesa e saj u vodhën bizhuteri dhe para me vlerë 25 milionë paund, në dhjetor 2019. Anëtarët e të njëjtës bandë vodhën sende me vlerë 50 mijë paund nga shtëpia e ish-kapitenit të Chelsea-t, Frank Lamp[ard, në Londër, si dhe sende me vlerë 1 milion paund nga shtëpia e pronarit të ndjerë të Leiceter City, Vichai Srivaddhanaprabha, e cila ishte kthyer si një mauzoleum pas vdekjes së tij në një incident me helikopter në vitin 2018. Policia nuk ka arritur të rikuperojë asgjë nga sendet dhe paratë e marra në të tre grabitjet dhe beson se ato janë dërguar jashtë Anglisë.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

24-vjeçari Jovanovic, nga Milano, u ekstradua nga Italia për në Angli ku edhe do t’i nënshtrohet procesit gjyqësor. Por të mërkurën ai pranoi akuzat për pastrim parash. Më 15 nëntor do të jepet edhe vendimi kundër tij dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, Alessandro Maltese, 45 vjeç, Alessandro Donati, 44 vjeç, gjithashtu të ekstraduar në Angli. Një person i katërt, anëtar i bandës, i identifikuar si 40-vjeçari Daniel Vukovic, nuk është kapur kurrë dhe besohet se fshihet në Serbi.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Në janar, katër shtetas rumunë u shpallën të pafajshëm për akuzën e grabitjes pasi Gjykata vendosi që ata nuk ishin pjesë e bandës së sllavo-italianëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *