BotaKryesore

Balluku “shpërblen” Samir Manen/ Pas Bulqizës, do shfrytëzojë minierat e hekur-nikelit në Kukës

Nga Boldnews.al

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka “shpërblyer” biznesmenin Samir Mane. Pak javë më parë u raportua se Mane shiti minierën e kromit në Bulqizë, por do të zhvendoset në një tjetër zonë, ku banorët janë të varfër, por jo nëntoka!

Boldnews.al ka siguruar dokumentet e lejes që ka përfituar kompania e z.Mane, e cila me manovra dhe me kompani satelite në Kosovë, arriti të fitojë lejen minerare nga Balluku. Biznesmeni më i pasur në Shqipëri përmes kompanive të tij do të shfrytëzojë minierat e hekur-nikelit në Kukës, ku me një investim të vogël, pritet që brenda pak vitesh të përfitojë minerale me vlerë dhjetëra miliona euro. Interesat e z.Mane, për pasuritë e Shqipërisë, janë zhvendosur në Kukës, pasi shfrytëzoi maksimalisht kromin në Bulqizë.

Faksimile: Kompania NEWCO FERRONIKELI COMPLEX u shpall fituese e lejes minerare në Leshnicë, Kukës

Para disa ditësh, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli fituesin e zonës minerare 364/4.

“Njoftim fituesi, shoqërisë, “NewCo Ferronikeli Complex” SH.P.K. Adresa e kompanisë është në rrugën “Papa Gjon Pali II”, Tiranë. Nr.i Referencës, zona minerare nr. 364/4, për objektin Leshnica, Qarku Kukës, lloji mineralit hekur – nikel, veprimtaria shfrytëzim, e miratuar në planin vjetor minerar të vitit 2014” shkruan ministria, ndërsa lajmëron shoqërinë “NewCo Ferronikeli Complex”, se “oferta e paraqitur më datë 27 janar 2022, për përfitimin e të drejtës për aplikimin për leje minerare në zonën minerare nr. 364/4, për vlerën totale të investimit prej 200 000 000 lekë dhe sasinë e prodhimit të mineralit hekur – nikel 100 000 [njëqind mijë] ton/vit, është pranuar si ofertë e suksesshme në procedurën e konkurrimit për të drejtën e aplikimit për leje minerare në zonën minerare konkurruese nr. 364/4”.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Më tej shkruaj se objekti i shfrytëzimit është për objektin Leshnica, Qarku Kukës, lloji mineralit hekur – nikel, veprimtaria shfrytëzim. “Prodhimi që mendohet të realizohet në zonën minerare 100 000 ton/vit. Sasia e prodhimit që do të përpunohet 100 000 ton/vit. Vlera e investimit që parashikohet për t’u kryer 200 000 000 lekë. Vlera e produkteve minerare 4 410 138 000 lekë” thuhet në dokumentin e njoftimit të fituesit.

Pra, me një investim më pak se 2 milionë euro, kompania pritet që të fitojë të paktën 45 milionë euro!

Faksimile: Fituesi i lejes, kompania “NewCo Ferronikeli Complex” ka si administrator z.Genci Beribashi, një punonjës i grupit Balfi
3 nga 3


Boldnews.al hulumtoi se kush është pronar i kompanisë “NewCo Ferronikeli Complex”, e cila fitoi edhe shfrytëzimin e lejes minerare në Kukës. Kompania është regjistruar në Shqipëri në qershor të vitit 2020, teksa administrator i saj është z.Genci Beribashi. Ky i fundit punonjës i grupit Balfin, pronë e z.Samir Mane.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Objekti i kompanisë është “ushtrimi i veprimtarisë minerare, si dhe ushtrimi i të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me ose plotesojnë, direkt apo indirekt, aktivitetin e mësipëm…”. Ndërkohë, pronari me 100 % të aksioneve të kësaj kompanie është “NewCo Ferronikeli Complex”.

Faksimile: “NewCo Ferronikeli Complex” në Kosovë është pronë e grupit Balfin

Por, kush fshihet pas kësaj kompanie?!

Boldnews.al vijoi hulumtimin, teksa rezultoi se pronare e kompanisë “NewCo Ferronikeli Complex” është e njëjta kompani me të njëjtin emër në Kosovë. Sipas faqes zyrtare të internetit të kësaj kompanie, pronar është grupi Balfin, i Samir Manes.

Boldnews.al shfletoi dokumentet apo bilancet e kompanisë që fitoi lejen në Kukës, teksa rezultonte me humbje. Dhe, vetëm disa muaj më pas, kjo firmë fitoi lejen, nga e cila pritet që të ketë një fitim minimal plot 45 milionë euro. Dhe, këto të ardhura, nga ato që ka deklaruar vetë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *