Lajme

Balluku fshehu qëndrimin jashtë vendit, a do ta hetojë prokuroria vetëdeklarimin?

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e emëruar në detyrë që nga viti 2019 rezulton se ka gënjyer në formularin e Dekriminalizimit. Në pyetjen e fundit të formularit të plotësuar, Balluku ka vetëdeklaruar se jashtë Shqipërisë ka qëndruar vetëm një herë më shumë se një muaj, në Britaninë e Madhe, Kardif.

Sipas të dhënave të deklaruara nga vetë ministrja, bëhet fjalë për periudhën korrik-gusht të vitit 2011 të cilën Balluku e ka shfrytëzuar për të kaluar disa pushime në Mbretërinë e Bashkuar.  Gjithçka duket në rregull deri në momentin që të dhënat e deklaruara po nga vetë ministrja Belinda Balluku e cila ka plotësuar dhe Curriculum Vitae-n (Jetëshkrimin), kundërshtojnë të dhënat e formularit të dekriminalizimit.

Në faqen zyrtare, ministrja Balluku prezantohet si një person i diplomuar në Programin Ekzekutiv “Zhvillim Ekonomik” nga Harvard Kennedy School. Gjithashtu në CV shkruhet se ligjvënësja ka përfunduar me arritje të shkëlqyera Diplomën e Përgjithshme të Menaxhimit, pranë IATA, Miami, SHBA. Në vitin 1999, sipas të njëjtave të dhëna është diplomuar në Institutin Teknologjik të Athinës, në degën Administrim Biznesi. Nëse këto studime janë kryer vërtet, rrjedhimisht rezulton se Balluku ka udhëtuar jashtë Shqipërisë dhe ka qëndruar të paktën katër herë më shumë se një muaj, përfshirë pushimet e bëra në Britani të Madhe.

Kjo do të thotë që ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka gënjyer në formularin e Dekriminalizimit gjë e cila konsiderohet vepër penale dhe neni 190 i Kodit Penal e përcakton qartë.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

“Neni 5 Paragrafi 3

  1. Formulari i vetëdeklarimit plotësohet vetëm nga personi që është subjekt i këtij ligji. Deklarimi i rrethanave të rreme ose të shtrembëruara përbën vepër penale, sipas nenit 190 të Kodit Penal,”- shkruhet.
  2. Neni

Kjo çështje duhet ndjekur nga Prokuroria, pasi Balluku jo vetëm që nuk mund të mbajë postin e ministres nëse ka gënjyer në formularin e Dekriminilazimit por humbet edhe mandatin e deputetit. Mashtrimi në formularin e dekriminalizimit konsiderohet vepër penale dhe deri më tani ka ‘djegur’ tre kryebashkiakë, socialistë: Valdrin Pjetrin që drejtonte Shkodrën, Agim Kajmakun e Vorës dhe Qerim Ismailaj që ishte në krye të Bashkisë Mallastër. A do të ndiqet e njëjta rrugë për Ballukun? /dosja.al/

Rruga Press

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *