Lajme

Ballkani Perëndimor ‘i pashpresë’ përballë krizës demografike

Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me një krizë emigracioni. Kjo është e dukshme në Maqedoninë e Veriut nga të dhënat e Censusit.

Vendi me 2 milionë banorë është tkurrur me të paktën 10% që prej regjistrimit të popullsisë në 2002.

Ekonomia e dobët dhe mungesa e investimeve kanë dëmtuar keq vendin që feston 30-vjetorin e pavarësisë me 1.8 milionë banorë.

Lexo më shumë  Nis protesta e opozitës në Shqipëri, qytetarët bllokojnë rrugët e Tiranës

Pas ndarjes nga ish-Jugosllavia, maqedonët shpresonin në integrimin e shpejtë në BE.

Por, rruga e RMV është bllokuar vazhdimisht gjatë dekadave të fundit, fillimisht Greqia dhe tani Bullgaria.

Situata është edhe më e keqe në Shqipëri. Rreth 1.7 milionë banorë të saj kanë lënë vendin gjatë 3 dekadave të fundit sipas të dhënave zyrtare.

Serbia gjithashtu po vuan nga emigracioni, pasi më shumë se 10 mijë doktorë kanë lënë vendin gjatë 20 viteve të fundit.

Lexo më shumë  Kurti për moscertifikimin e Listës Serbe: Askush s’ka mundur të presë qëndrim ndryshe prej VV-së

Në Bosnje-Hercegovinë, 400 mijë banorë janë larguar nga vendi gjatë 8 viteve të fundit.

“Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor janë prekur nga largimi i të diplomuarve. Arsyeja kryesore është ekonomia, por gjithashtu ka dhe arsye sociale”, shprehet Ilir Gedeshi, profesor ekonomie në Tiranë./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *