“Ballkani i Hapur”, pas dorëheqjes së Zaev, Vuçiç pyet Ramën se si do të veprojnë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pjesë e Samitit për ndryshimin e Klimës është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Kreu i shtetit serb përmes një postimi në Instagram ka bërë me dije se për takimin e radhës që ishte planifikuar në Beograt duhet që të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqje.
“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup”, ka shkruar Vuçiç.
Sipas fotove dhe videove në Instagramin e Vuçiq, Rama duket shumë i lumtur përkrah tij.
Rruga Press