Lajme

Ballkani i Hapur, Nezir Kraki: Nuk ofron asnjë zgjidhje për Shqipërinë, synohet defaktorizimi shqiptar në rajon

Asnjë zgjidhje dhe asnjë alternativë nuk ofron Ballkani i hapur për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në këtë përfundim ka arritur analisti Nezir Kraki, sipas të cilit kjo nismë erdhi si ide e Serbisë me synimin e vetëm, defaktorizimin e shqiptarëve në Ballkan. Në studion e “Absolut 4” në A2 CNN ai tha se Serbia është superfuqi në rajon dhe nuk ka interesa të njëjta me Shqipërinë e Kosovën.

“Ballkani i hapur erdhi si opsioni B për shfrytëzim politik ballkanik, si karburant për liderët gati despotikë në disa vende që janë në pushtet, të cilët përfituan nga vakumi që u krijua me çrregullimin e presidencës Trump. U krijua një vakum 5-vjeçar që i la ballkanasit të bënin sipas qejfit të tyre. Serbia e dha këtë ide që të hapemi lokalisht në Europë. Serbisë nuk i intereson hapja ndaj Shqipërisë e Kosovës. Serbia është superfuqi në këto 6 vende në rajon dhe nuk i ka interesat e njëjta me Shqipërinë e Kosovën”.

Lexo më shumë  Nuk ka më terminale doganore private në Kosovë, të gjitha shtetërore

Sipas tij Shqipëria dhe Kosova kanë asnjë interes nga kjo nismë, pasi kanë qasje në tregje dhe nuk janë fuqi industriale, përkundër Serbisë që është i vetmi vend në Ballkan që prodhon.

“Për çfarë do t’i interesonte Shqipërisë, tregjet janë të qasshme, Shqipëria nuk është fuqi industriale. I vetmi vend në Ballkan që prodhon është Serbia. Tregu serb është i qasshëm dhe tregu i Kosovës. Nuk ka ndonjë arsye dhe bllokadë penguese për ta intensifikuar shkëmbimin rajonal. Serbia me këtë ide ka tjetër synim. Synimi i kahershëm që është eklipsimi i shqiptarëve në Ballkan dhe defaktorizimi i tyre. Rama fatkeqësisht ia ofroi këtë mundësi dhe marrja direkt Beograd-Tiranë për të zgjidhur çështjet e shqiptarëve dhe serbëve si ideja për copëtimin e Kosovës që fatmirësisht dështoi. Open Balkan nuk mund të jetë alternativë se nuk zgjidh. Opsionet që ofron mes nevojave dhe zgjidhjeve nuk e gjejmë në asnjë pikë, sepse nuk sjell diçka konkrete. Serbia është prezente në Ballkan  ekonomikisht me shumë se çdo vend tjetër. Askush nuk e ndal Shqipërinë të eksportojë drejt Serbisë e Bosnjës”. /a2cnn.com/

Lexo më shumë  Inflacioni në Shqipëri/ Çmimet në shkurt u rriten më shpejt se mesatarja e BE-së
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *