Opinion/Aktualitet

Ballkani i Hapur ka vdekur pa lindur dhe i vdekuri nuk ringjallet me shantazh, qoftë ky i nivelit të lartë shtetëror

Shkruan Shaban Murati

Portali serb “rs.n1info.com” njoftonte në 16 prill deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, se Serbia i ka bërë shantazh Malit të Zi. Shantazhi ka patur të bëjë me furnizimet me produktet e nevojshme ushqimore, vetëm të bëhej anëtare e projektit serb “Ballkan i hapur”.

Kryeministri malazez e ka refuzuar shantazhin e Serbisë, sepse siç deklaroi ai, “nuk beson te ajo nismë rajonale”.

Aq arrogant dhe aq fyes duhet të ketë qenë shantazhi i presidentit serb ndaj Malit të Zi, sa që edhe kryeministri Krivokapiç, që njihet për simpatitë ndaj Serbisë, e ka hedhur poshtë shantazhin serb dhe pjesëmarrjen e Malit të Zi në “Ballkanin e hapur” serb.

I pyetur për formën e shantazhit të ushtruar nga presidenti i Serbisë Vuçiç ndaj tij, kryeministri i Malit të Zi deklaroi: ”Kur ju ndjeheni i fuqishëm, ahere ju mendoni se mund t’i vendosni kushte të tjerëve”.

Lexo më shumë  Cila e drejtë politike, sociale, ekonomike a kulturore u cënohet serbëve të Kosovës duke u mbyllur strukturat ilegale shtetërore të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës?

Si nismë e izoluar nga Ballkani dhe nga BE, nismëtari dhe drejtuesi Vuçiç i “Ballkanit të hapur” ka menduar se për të shtuar numrin e shteteve anëtare mjafton të përdorë metodën klasike serbe të shantazhit në nivel të lartë për ta detyruar Malin e Zi të bashkohet me projektin e tij.

Çdo qytetar i ish-Jugosllavisë nga përvoja e hidhur mund ta kuptojë shantazhin e presidentit serb ndaj një shteti të vogël fqinjë të ish-federatës për ta detyruar të futet me zor në projektin serb të “Ballkanit të hapur”.

Po besoj se nuk ka qytetar të ish-Jugosllavisë që të kuptojë se cilat janë arsyet që Shqipëria, që nuk ka qenë pjesë e ish-Jugosllavisë, i ka bërë aq shumë shantazhe në nivel të lartë Kosovës për ta detyruar të futet me zor në projektin serb të “Ballkanit të hapur”.

Lexo më shumë  Pse vetëm Kosova mundet me shpëtu Ukrainën?

Asnjë qytetar i ish-Jugosllavisë nuk mund ta kuptojë dashurinë pakufi dhe me shikim të parë të Shqipërisë tani për presidentin e Serbisë Vuçiç dhe për “Jugosllavinë e re” të tij, kur të gjitha republikat e federatës jugosllave vrapuan të shkëputen në orë e më parë nga Serbia.

I vdekuri nuk ringjallet me shantazh, qoftë të hapur, qoftë të mbyllur, qoftë të nivelit më të lartë shtetëror, sepse “Ballkani i hapur” ka vdekur pa lindur./DITA/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *