Lajme

“Ballkani i Hapur”, Buxhuku: Serbia e fuqishme, Shqipëria dhe Maqedonia do humbin në këtë garë

Gjergj Buxhuku, drejtues i Konfindustrisë, në një intervistë për Ora News, është shprehur se askush nuk e di se çfarë përmban në vetvete nisma “Ballkan i Hapur” dhe  teksa shton se nuk ka një dokument specifik, ku paraqiten marrëveshjet që janë nënshkruar nga tre liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ai thotë se në këtë nismë, Serbia është shteti më i fuqishëm, dhe sipas Buxhukut ka avantazhe konkuruese me vendet e tjera.

“Është e drejtë që ka një konfuzion sepse askush nuk është në gjendje që të thotë me saktësi se çfarë përmban në thelbin e saj marrëveshja, Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni në lidhje me Ballkanin e Hapur. Deri më sot nuk ka një dokument specifik, ose të paktën nuk jemi në dijeni të një dokumenti që të përcaktojë saktësisht se cilat do të jenë marrëveshjet për secilin sektor që ka ‘Ballkani i Hapur”. Më tepër ka politikë, ka fjalë ka përplasje sesa në thelb një material, i cili do të përmbajë në thelbin e saj nisma e ‘Ballkanit të Hapur, raporton Ora News.

Në thelb është një e metë që nuk e ka specifikuar se deri kur do të shkojë kjo hapje nëpërmjet vendeve të Ballkanit. Kjo hapje e parashikuar dhe e dëshiruar nga qeveritë e këtyre tre shteteve. E rëndësishme të thuhet se ku qëndron kjo nismë, lidhur me nismat e tjera që janë të pranishme dhe të pranuara nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Kemi tre nisma që mund të mbivendosen por edhe të kundërshtojnë njëra-tjetrën. Nuk kemi asnjë instrument, që do të bënte të mundur ekuilibrimin e disavantazheve që vendet kanë me njëra-tjetrën. Në momentin kur nuk kemi mekanizma që do të zbusnin diferencat e zhvillimit ekonomik të vendeve që marrin pjesë në marrëveshje pa kufi, vendi më i fuqishëm në këtë rast Serbia, natyrisht do të kishte avantazhe konkurruese me vendet e tjera.”

Buxhuku, thekson se Kosova duhet të jetë pjesë e çdo ‘tavoline’ që bëhet në Evropë dhe rajon, teksa shton se kundërshtimet e saj që ka për nisma të tilla, si në rastin e ‘Ballkanit të Hapur”, duhet t’i thotë aty.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

“Mendoj se Kosova duhet të jetë pjesë e çdo tavoline që bëhet, në Europë por edhe në rajon, dhe të gjitha kundërshtimet e saj ajo duhet t’i thotë në tavolinë. Nuk i lejohet Kosovës që të thotë jo në nisma të tilla. Arsyet dhe argumentet që ka për të mos bërë në këtë nismë, duhet ta thotë në tavolinë. Kjo ndikon fuqishëm dhe në rritjen e reputacionit të saj. Faktin që nuk dimë që brenda këtyre vendeve pjesëtare të deritashme të Ballkanit të hapur të ketë mekanizma ekuilibruese që në njëfarë mënyre do të  bënin konkurencë vendeve pjesëmarrëse, praktikisht kjo është dobësi e vetë nismës, që Shqipërisë, Kosovës, dhe Maqedonisë, i  shkakton probleme të rënda, ekonomike.”, raporton Ora News

Për Buxhukun, ajo që do dalë e humbur në këtë nismë është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

“Serbia është më e fuqishme ekonomikisht. Shqipëria dhe Maqedonia do e humbin këtë garë që fillon në linjë të drejtë por janë lojtar me aftësi të ndryshme atletike me njëri tjetrin. “/ ORA NEWS/ 

Intervistoi Sonila Musai, përgatiti për online Anila Kolgjini.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *