Ballkan i Hapur i një qeverie shqiptare të hapur ndaj shtypjes serbe në Luginë
Shkruan Çlirim Mata
Diskriminimi i shqiptarëve në Serbi është sistematik, e këtë e tregojnë shumë mirë statistikat që ka nxjerrë Këshilli Nacional Shqiptar.
Këto janë statistikat e numrit të të punësuarve shqiptarë në disa institucione publike në nivelin komunal të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ku sipas Fondit për të Drejtën Humane jetojnë 100 mijë shqiptarë. Ndërsa disbalanci është tejet i madh pavarësisht se shqiptarët përbëjnë shumicën, dhe pavarësisht se për të siguruar të drejtat e “minoritetit” i cili është shumicë në nivel komunal janë bërë 3 marrëveshje.
Disa nga statistikat janë edhe për nivel të qarkut, ku në qark shqiptarët përbëjnë 30% të popullsisë. Konkretisht, në shëndetësi dhe në prokurori në nivel të qarkut nuk është i punësuar asnjë shqiptar. Vetëm në gjyqësi kemi 7 shqiptarë, që si përqindje përkthehet në 2.7%.
Arsyeja pse qeveria serbe çon në këtë diskriminim dihet, ngaqë shqiptarët janë të padëshiruar edhe në tokë të vet. E kjo mbase sepse shqiptarët e Luginës nuk janë shqiptarë të mirë, siç është Edi Rama. Nderkaq, arsyeja pse qeveria shqiptare nuk interesohet mbi diskriminimin e shqiptarëve siç interesohet për Open Ballkan është mbase ngaqë janë shqiptarë të mirë ose thenë ne origjinalitet “dobar albanac” ose edhe më saktë se kjo “dobar shiptari”, shqiptarë në funksion të interesit serb.
Rruga Press