KryesoreLajme

Bahamasi heq vizat me Kosovën

Presidenca e Republikës së Kosovës e ka quajtur lajm shumë të mirë nënshkrimin e marrëveshjes për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Bahamasit.

Marrëveshja u nënshkrua sot në Washington, D.C., duke shënuar një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Ky zhvillim vjen pas njohjes së Kosovës nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Pesë gjeneralë serbë u dënuan veç 89 vjet për krimet në Kosovë, për 4 komandantë të UÇK-së kërkohen 180

“Pas njohjes nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Davis u dakorduan se ky do të ishte hapi i radhës. Ky hap dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës e Bahamas dhe, mbi të gjitha, për forcimin e lidhjeve mes qytetarëve tanë, duke i afruar ata edhe më shumë me njëri-tjetrin”, theksohet në njoftim.

Lexo më shumë  Gjenerali norvegjez: Rusia mund të kryejë një pushtim tjetër për të mbrojtur pasurinë bërthamore

Rruga Press

YouTube player