Lajme

Babrruja pa ujë të pijshëm në mes të vapës, banorët: Të paktën të na furnizojnë për depozitat

YouTube player

Banorët e zonës së Babrrusë nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Ata thonë se nuk munden të përballojnë këtë situatë. Nën temperaturat e larta dhe në kushte pandemie, mungesa e ujit po kthehet në rrezik për shëndetin.

Ndërsa në zona të ndryshme të Tiranës, qytetarët kanë ankesa për cilësinë e ujit e pijshëm, banorët e Babrrusë furnizohen vetëm një orë në ditë.

Në kushtet e temperaturave të larta dhe në situatë pandemie, mungesa e ujit të pijshëm për ta është makth.

Lexo më shumë  Gjykata merr vendimin për masën ndaj serbëve të arrestuar në Gjakovë, që dyshohet se janë spiunë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë

Thonë se nuk arrijnë të mbushin as depozitat.

“Nuk mbushet. Gratë e vuajnë më shumë se do lajnë, do gatuajnë. Edhe uji që vjen, vjen i ndotur.”

“Blejmë ujë për të pirë, blejmë ujë për të larë enët.”

“E vështirë shumë pa ujë. Të mos kesh ujë me u la në gjithë këtë vapë është tmerri më i madh.”

Apelojnë që autoritetet e Bashkisë të ndërhyjnë sa më parë.

Lexo më shumë  Haxhiu: Dihet emri i kryeministrit të ardhshëm, është Albin Kurti

“Nuk kemi asnjë përkrahje. Na lidhën ujë me Bovillën e Vjetër dhe erdhi Tirana dhe na e ndërpreu, tha është e paligjshme.”

Problematika e furnizimit me ujë në Babrru, e bartur prej kohësh, nuk dihet se kur do të marrë zgjidhje./oranews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit