Babëzia me justifikim luftën, karburantet kapin çmime rekord në Shqipëri
Çmimet e karburanteve kanë arritur kulmin gjatë mëngjesit të sotëm në Shqipëri. Si kurrë më parë, shqiptarët po e blejnë sot një litër naftë ose benzinë me mesatarisht 220-230 lekë, ndërkohë që një litër gaz është 90-95 lekë.
Çmimet janë rritur me rreth 45 lekë për litër vetëm gjatë javës së fundit për shkak të pasigurisë që ka sjellë në tregje lufta në Ukrainës, por edhe si pasojë e babëzisë së tregtarëve për të përfituar nga çdo situatë e tillë.INFOGRAFIK/ Gënjeshtra dhe të vërteta, pse po blejnë shqiptarët naftën kaq shtrenjtë
Nga ana tjetër, Shqipëria ka një regjim taksimi të fortë ndaj karburanteve, ku me çmimin actual përllogaritet që shqiptarët të paguajnë mesatarisht 120-130 lekë taksa për çdo litër naftë apo benzinë që blejnë.
Rruga Press