KryesoreLajme

Babanë nga Mitrovica e nënën nga Bosnja, Adis Selimi kandidon për deputet në Bundestagun gjerman

I riu me prejardhje kosovare, Adis Selimi i ka hyrë garës për deputet në Bundestagun gjerman nga partia SPD.

Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti i cili mes të tjerash tha se Adis Selimi, babain e ka nga Mitrovica dhe nëna nga Bosnje e Hercegovina.

Ajeti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Adis Selimi është një figurë premtuese në politikën gjermane dhe kandidat për deputet në njësinë zgjedhore 106 (Düsseldorf II)

Lexo më shumë  Mijëra u torturuan/ Burgu i Sirisë Deir ez-Zor, tani një gërmadhë

“Ju prezantoj Adis Selimi – kandidatin për deputet në Bundestagun gjerman. Takimin e parë të vitit 2025 e nisa me Adis Selimin, një figurë premtuese në politikën gjermane dhe kandidat për deputet në njësinë zgjedhore 106 (Düsseldorf II). I lindur në vitin 1994 në Unterbilk, Adisi vjen nga një familje e përzier – babain nga Mitrovica dhe nënën nga Bosnja dhe Hercegovina. Përmes një angazhimi të vazhdueshëm në politikë, ai tashmë ka filluar të lërë gjurmë të rëndësishme në partinë SPD, nën siglën e të cilën kandidon për deputet”, ka shkruar Ajeti.

Lexo më shumë  Rrënimi i ekonomive lokale, pjesë e rrënimit ekonomik të vendit
YouTube player