Bota

Azerbajxhani dhe Armenia shkëmbejnë zjarr në kufi

Forcat e Azerbajxhanit dhe Armenisë shkëmbyen zjarr për disa orë përgjatë një pjese të tensionuar të kufirit të tyre.

Ministritë e Mbrojtjes të të dyja vendeve akuzuan njëra-tjetrën për provokime.

Të shtënat ndodhën në enklavën Nakskivan të Azerbajxhanit, e cila shtrihet midis Armenisë dhe Iranit.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se një ushtar i saj u plagos, pasi forcat armene hapën zjarr, duke përdorur armë të kalibrave të ndryshëm në pozicionet e Azerbajxhanit.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s: Evropianët të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, të mos shqetësohen për angazhimin e ShBA-së

Ministria tha se forcat azerbajxhanase qëlluan për hakmarrje.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se forcat azerbajxhanase filluan të qëllonin të parat.

Edhe Bakuja, edhe Jerevani konfirmuan se situata tash për tash është e qetë.

Dy vendet, vitin e kaluar, kanë luftuar gjashtë javë për rajonin e Nagorno Karabakut.

Ky rajon njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990.

Lexo më shumë  Anëtarësim në Bashkimin Evropian pa veto? Ideja që po diskutohet në heshtje në Bruksel

Rreth 6,000 njerëz janë vranë në luftimet e vitit të kaluar, që kanë përfunduar me një marrëveshje armëpshimi të ndërmjetësuar nga Moska.

Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë rrethet përreth tij janë vendosur nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene./rel/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *