Azerbajxhani dëbon diplomatët francezë
Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit njoftoi të martën se dy diplomatë francezë ishin urdhëruar të largoheshin nga vendi për veprime “të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik”.
Ministria tha në një deklaratë se kishte thirrur ambasadoren franceze, Anne Boillon për t’i dorëzuar një “notë të fortë proteste për veprimet e dy punonjësve të ambasadës franceze”.
Ajo tha se çiftit iu dhanë 48 orë për t’u larguar nga vendi, raporton deuteschewelle. Por, deklarata nuk jepte arsyen e saktë të dërgimit të dy diplomatëve në shtëpi.
Masa vjen në kohën kur janë rritur tensionuar marrëdhëniet midis Baku dhe Parisit, ndërsa fuqitë evropiane po përpiqen të ndërmjetësojnë midis fqinjëve, Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Azerbajxhani rifitoi rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut, mbi të cilin rivalët zhvilluan dy luftëra në dekadat e fundit, në një ofensivë rrufe në shtator kundër separatistëve armenë që e kishin kontrolluar atë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.
Në muajin tetor, presidenti azer Ilham Aliyev refuzoi të marrë pjesë në një raund bisedimesh me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan, duke përmendur atë që ai tha se ishte “pozicioni i njëanshëm” i BE-së dhe Francës mbi mosmarrëveshjen.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ishin caktuar të ndërmjetësonin në atë takim.
Aliyev akuzoi muajin e kaluar Francën për nxitje të konflikteve në Kaukaz në dekadat e fundit duke armatosur Armeninë.
Franca është shtëpia e një diaspore të madhe armene dhe shpesh është akuzuar për anshmëri nga Baku.
Rruga Press