KryesoreOpinion/Aktualitet

Azem Vllasi, nga kritik i demonstratave të ’81-s te kritik i Vetëvendosjes

Shkruan Frashër Oseku

Vetëm në Kosovë ndodh që Azem Vllasi, njeri i lindur dhe rritur si pionier i regjimit të Titos, të dalë sot dhe të flasë si zë i moralit kombëtar. Ky funksionar i lartë i Jugosllavisë, që në vitet 1980 ishte kryetar i Krahinës Autonome të Kosovës (1985-1988), nuk ka asnjë drejtë ta fajësojë Lëvizjen Vetëvendosje për “çipa komunistë”, kur vetë ai është produkt i një sistemi që shtypi shqiptarët për dekada.

Azem Vllasi ishte bythelëpirësi tipik i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, një njeri i përkëdhelur i regjimit që ia mohoi Kosovës çdo shpresë për liri dhe drejtësi. Ai ishte njëri prej atyre që shau demonstratat e vitit 1981, duke i quajtur separatistë dhe armiq të shtetit, ndërkohë që shqiptarët luftonin për të drejtat elementare.

Lexo më shumë  Washington Post: Zyrtari hungarez ia dha sekretet e BE-së Rusisë

Nuk ka asnjë kontradiktë më të madhe se fakti që ky njeri, që ishte pjesë e elitës komuniste dhe që për vite me radhë mbajti postet e pushtetit, sot del dhe akuzon ata që luftojnë për ndryshim. Ai që për dekada mbajti fronin e partisë dhe që bëri karrierë duke lëpirë pushtetin, sot shfaqet si mbrojtës i vlerave demokratike.

Kjo nuk është vetëm hipokrizi, është edhe një turp kombëtar. Ai është dëshmi e qartë se sa larg është shkuar nga e kaluara dhe sa shumë njerëz duan të fshehin të vërtetën për të mbrojtur interesat e tyre personale. Azem Vllasi nuk është askush tjetër veçse një produkt i së shkuarës së errët komuniste, dhe çdo përpjekje e tij për të përqeshur të tashmen është vetëm një maskaradë për të mbuluar të vërtetën.

Lexo më shumë  23 persona të shoqëruar pas protestës së opozitës në Tiranë

Kosova meriton më shumë se nostalgjikët e sistemit të vjetër dhe njerëzit që akoma jetojnë me frymën e komunizmit në shpirt.

YouTube player