Axios: SHBA-ja dhe Libani kërkesë Izraelit të ndalojë sulmet ndaj Hezbollahut
ShBA-ja dhe Libani i kanë kërkuar Izraelit një “pauzë” në sulmet e tij kundër Hezbollahut përpara se të fillojnë negociatat e drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Libanit javën e ardhshme, raportoi Axios.
“Disa zyrtarë izraelitë pajtohen dhe mendojnë se është në interes të Izraelit të shpallë një ‘pauzë’ në kontekstin e negociatave të tij me qeverinë libaneze”, sipas burimeve të medias.
Ambasadorët izraelitë dhe libanezë në Uashington zhvilluan një bisedë telefonike përgatitore trepalëshe të premten me një nga asistentët e Sekretarit të Shtetit të ShBA-së, Marco Rubio, pas së cilës udhëheqja libaneze njoftoi një marrëveshje të arritur për të zhvilluar bisedime më 14 prill.
Zyra e presidentit libanez tha më parë se ambasadorja libaneze në Uashington, Nada Hamadeh Moawad, dhe homologu i saj izraelit, Yechiel Leiter, kishin arritur një marrëveshje për t’u takuar në Departamentin e Shtetit të SHBA-së të martën, më 14 prill, për të diskutuar negociatat e armëpushimit.
Rruga Press

