Lajme

Avokati thotë se Hasan Dakaj po keqtrajtohet në burg nga organet serbe

Disa shtetas të Kosovës janë duke u mbajtur në paraburgim nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte. Ndër ta është edhe Hasan Dakaj, për të cilin avokati Xhevdet Smakiqi ka deklaruar se po keqtrajtohet nga organet serbe.

Dakaj, i cili po mbahet në paraburgim në Beograd nën dyshimet për krime lufte, do të përballet me gjykimin në shtator, sipas avokatit.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Po bëhen gati 6 muaj dhe gjendja e tij është e keqe edhe shpirtërisht, sepse është ushtruar dhunë nga organet e Serbisë. Ai gjendet në qendrën e paraburgimit në Beograd. Dhe tashmë, familja e tij e ka angazhuar një avokat atje me autorizim. Dhe sipas kodit të procedurës penale edhe të Serbisë, pritet në shtator të fillojë gjykimi. Sepse deri më tani nuk kemi arritur të lirohet,” ka thënë Smakiqi në emisionin “FIVE” të Dukagjinit.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player