Avokati i Popullit rekomandon shmangien e emërtesave të rrugëve me simbole të komunizmit
Avokati i Popullit në një postim në faqen e tyre në rrjetin social facebook, kanë bërë një rekomandim publik Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në këtë rekomandim ata thonë se duhet të shmangen emertimet e rrugëve që lidhjen me simbole të komunizmit. Postimi i plotë më poshtë:
AVOKATI I POPULLIT REKOMANDON SHMANGIEN E EMËRTESAVE TË RRUGËVE ME SIMBOLE TË KOMUNIZMIT
“Avokati i Popullit i ka dërguar një rekomandim Këshillit Bashkiak të Tiranës në lidhje me shmangien e përdorimit në emërtimin e rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit me data apo emra që mbartin lidhje me të kaluarën komuniste të Shqipërisë.
Rekomandimi gjithashtu nxit institucionet që të bëjnë verifikime në lidhje me rastet e përdorimit aktual të këtyre emërtesave si dhe nisjen e procedurave për ndryshimin e tyre në rast se ato evidentohen.
Në rekomandim përmendet praktika e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut e cila ka elaboruar dhe interpretuar përdorimin e simboleve të ndryshme të së kaluarës në kuadër të mbrojtjes së të drejtës së shprehjes.
Cilësia e një shoqërie demokratike, theksohet në rekomandim, cenohet haptazi nga përkujtimi dhe nderimi i një regjimi që ka shkelur në mënyrë të dhunshme të drejtat e njeriut.“
Rruga Press