Lajme

Avokatët protestë para KLGJ. Maks Haxhia kundër Hartës së re Gjyqësore: Do e çojmë në Kushtetuese

Kryetari i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia dhe koleget e tij kanë protestuar ditën e sotme para Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.

Një ditë më parë, Maks Haxhia ka shprehur kundërshtitë në Komisionin e Ligjeve kundër Hartës së re Gjyqësore, ndërkohë që ditën e sotme ai ka bërë të ditur se ky draft nëse miratohet do të dërgohet për t’u goditur në Gjykatën Kushtetuese.

Lexo më shumë  Ambasadori britanik Hargreaves takohet me Kurtin në zyrën e Qeverisë, bisedojnë për zgjedhjet dhe thellim të bashkëpunimit

“Patjetër që do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese. Ne jemi juristë, ajo është hapi i fundit që do ndërmarrim”, tha Haxhia.

Kreu i Dhomës së Avokatëve foli dhe për ndëshkimin e disa prej avokatëve që thyen vendimin për bojkotin.

Ai u shpreh se: “Ne kemi një kuadër ligjor, statutin e avokatit dhe ju siguroj që çdo hap që ne kemi hedhur është komform ligjit për statusin e avokatit”.

Më tej Haxhia tha se: “Pavarësisht se ja kemi bërë të qartë në Komisionin e Ligjeve, çdo përpjekje për të kufizuar ushtrimin e profesionit të avokatit është e dështuar, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka betonuar se profesioni i avokatit nuk mund të kufizohet nga institucionet gjyqësore apo të drejtësisë”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Me heqjen e masave Kosova përfiton 205 mln euro nga BE-ja në fund të janarit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *