KryesoreLajme

Avokatët e policëve të dëmtuar kërkojnë burgim të përjetshëm për të akuzuarit e sulmit në Banjskë

 Naim Rudari, avokati i policit të plagosur, Alban Rashiti, ka thënë se sulmi në Banjskë ishte sulm ndaj policisë dhe shtetit të Kosovës. Tha se i bashkëngjitet ndjekjes penale. Sipas tij, vetëm një pjesëz e provave u paraqit në fjalën hyrëse dhe i kërkoi gjykatës t’i dënojë të pandehurit me burgim të përjetshëm.

Arianit Koci, avokati i familjes Bunjaku, gjithashtu kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarit.

“Kjo nuk është çështje penale, por është edhe çështje shtetërore sepse kushtetuta jonë u shkel me armë. Kërkoj që të akuzuarit të dënohen me burgim të përjetshëm është minimumi që i takon gruas dhe fëmijëve të Afrim Bunjakut”, ka thënë Koci.

Lexo më shumë  Mendoj qe nuk duhet te harxhojme me buxhet per zgjedhjet! Rezultati dihet! Edhe KQZ, TaskForce e SPAK, Polici, etj nuk duhen! Nuk dua te paguhet me asnje lek nga ajo qe i jap une buxhetit te Shqiperise!

Policët e dëmtuar Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu, Sedat Dushi kanë qen prezentë në sallë. Ata u shprehën të pikëlluar për humbjen e kolegut të tyre.

Ndërkohë avokati i të pandehurit Blagoje Spasojeviq, Lubomir Pantoviq, tha se aktakuza ka mangësi të mëdha e gabime faktike.

“Në pamje të parë duket që kjo aktakuzë është cilësore por pretendoj se nuk është dhe besoj se kjo aktakuzë me këtë përmbajtje nuk është dashur të vijë në fazën e shqyrtimit kryesor, por kjo ka ndodhur dhe jemi këtu ku jemi…të gjithë që merremi me procedurë penale e dimë se akuzat janë individuale se secili ka përgjegjësi personale për atë që e ka bërë dhe për veprën penale që e ka bërë, por atë që e ka bërë i pandehuri duhet të jetë precize e qartë dhe e përshkruar në aktakuzë”, ka theksuar ai.

Lexo më shumë  Ministrja Rizvanolli: Sot është mbyllur kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në veri të Mitrovicës

I akuzuari Spasojeviq i ka mohuar akuzat.

“S’e kam vrarë askënd, s’e kam lënduar askënd. As nuk kam pasur për qëllim shkëputjen e pjesës veriore të Kosovës nga Kosova”, është shprehur ai.

Nërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj 42 të pandehurve të tjerë. Letër-rreshtimi është lëshuar me qëllim të sigurimit të prezencës së të akuzuarve në procedurë, pasi shumica prej tyre, përfshirë edhe Milan Radoiçiqin – i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit – ndodhen në arrati.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit