KryesoreLajme

Avni Zogiani: LDK s’i është shkëputur ndikimit të PDK-së, Lumiri po e përsërit gabimin e 2021-shit

Zyrtari i Vetëvendosjes, Avni Zogiani, ka reaguar pas marrëveshjeve lokale mes LDK-së dhe PDK-së në disa komuna, duke thënë se këto veprime tregojnë se LDK ende nuk është shkëputur nga ndikimi i figurave të vjetra të partisë.

“Po të mos ishte ai reagimi histerik i Lumirit për koalicionin VV–LDK në Vushtrri, këto koalicionet e tij me PDK edhe mund të shifeshin thjesht si ‘koalicione lokale’. Mirëpo sot po shihet më qartë se kurdoherë, LDK nuk ka arritur të shkëputet nga Isa Mustafa e Agim Veliu, të cilët e kthyen LDK-në në një akcesor të PDK-së,” ka shkruar Zogiani.

Lexo më shumë  BE-ja përgëzon miratimin e Planit të Rritjes nga Kuvendi: Kosovës i hapet rruga që të përfitojë 882 milionë euro

Ai shtoi se për ta plotësuar “fotografinë e vjetër politike”, televizioni Klan ka rikthyer Astrit Haraqinë, duke e quajtur “kumbar të subordinimit të LDK-së ndaj PDK-së”.

“Më 2021, votuesi i LDK e kuptoi këtë dhe e dënoi. Duket se paska kuptuar mesazhin Lumiri!”, përfundon Zogiani, duke nënkuptuar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po e çon partinë drejt të njëjtave gabime që e dëmtuan rëndë në zgjedhjet e kaluara.

Lexo më shumë  Simbol i përkushtimit, fitoi zemrat e mijëra pacientëve/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

Rruga Press

YouTube player