Bota

Avioni i SHBA-së u tregoi ukrainasve ku ndodhej luftanija “Moskva”

Flota amerikane përdori një avion të mbikëqyrjes për të ofruar të dhëna të sakta për vendndodhjen e kryqëzorit rus, Moskva.

Sipas britanikes Times, një avion survejues P-8 Poseidon, po e gjurmonte anijen Moskva përpara se ajo të sulmohej me raketa nga forcat ukrainase.

Gazeta shkruan se avioni i sofistikuar dhe i mbushur me pajisje gjurmimi, u ngrit nga Italia dhe fluturoi mbi Detin e Zi.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Që kur ka nisur pushtimi i Ukrainës, një seri platformash survejimi të NATO-s kanë monitoruar lëvizjet e forcave ruse.

Anija flamurmbajtëse Moskva u fundos më 13 prill.

Kjo ishte humbja më e madhe e rusëve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Anija shihej si krenaria e ushtrisë ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *