Avioni i ri i NASA-s/ Mjeti eksperimental “X-59” demonstroi fluturimin supersonik pa zhurmë mbi qytete
NASA prezantoi avionin e ri supersonik që konsiderohet i qetë, një hap para në përpjekjet për fluturimet komerciale.
Mjeti eksperimental “X-59” demonstroi potencialin e fluturimit supersonik pa zhurmë mbi qytetet e SHBA-së.
Në ngjarjen e së premtes në Kaliforni, agjencia zbuloi se planet për udhëtimin e parë që mund të jetë gati në vitin 2032.
“Sot fluturimi supersonik sjell një zhurmë bubulluese, dhe për këtë arsye është i kufizuar në zonat e populluara. Por X-59 do ta thyejë atë pengesë’ u shpreh administratorja e NASA.
Avioni u montua në Skunk Works dhe është testuar në Tokë, ndërsa programi i testimit të fluturimit është planifikuar të zgjasë nëntë muaj.
Më pas, agjencia do të fillojë një periudhë trevjeçare të matjes së zhurmës që lëshon fluturimi, duke përfshirë anketimin e publikut rreth perceptimit të tyre nga toka ndërsa avioni po fluturon mbi qytetet amerikane.
Mes të tjerash, ekspertët mbrojtën potencialin e teknologjisë së X-59, që mund të përgjysmojë kohën e fluturimit midis Nju Jorkut dhe Anxhelosit.
Mjetit supersonik i mungojnë dritaret e kabinës dhe xhami i përparmë, që u konsideruan pengesë për rrjedhën e ajrit.
Në vend të tyre, pilotët do të orientohen me një sistem vizioni të jashtëm të bazuar në kamera dhe ekrane me rezolucion ultra të lartë.
Zbulimi i avionit shënon një moment historik të madh në programin e vonuar pasi NASA ka synuar të niste fluturimin e X-59 që në vitin 2021.
Së fundmi, partnerët zbuluan një problem të kontrollit të fluturimit gjatë testimit në tokë që e detyroi avionin të kthehej në ambiente të mbyllura për rivlerësim.
Rruga Press