Lajme

Avioni i NATO-s ndoqi një avion civil serb me fluturim nga Rusia. Vuçiq i zemëruar kërkon llogari

8 Prill 2022-Rruga Press

ALEKSANËR Vuçiq tha në RTS mbrëmë se një avion i NATO-s ndoqi një fluturim civil të një avioni serb që fluturonte nga Moska në Beograd, brenda kufijve të hapësirës ajrore ruse.

Incidenti i supozuar ka ndodhur pardje dhe Vuçiq ka thënë se sot do të kërkojë informacion nga Rusia dhe NATO.

Ai mbrëmë në RTS, siç përcjell Telegrafi , ka lexuar raportin zyrtar nga fluturimi i pardjeshëm.

“Fluturimi ishte tre orë e 20 minuta me vonesë. Jo shumë larg kufirit rus me Letoninë, ne u paralajmëruam të përpiqeshim të identifikonim vizualisht avionin pranë aeroplanit .
Pranë tij ishte një avion ushtarak. Me sa duket ishte një avion i NATO-s në hapësirën ajrire ruse. Shkoi sa nga e majta në të djathtë, por pa rrezikuar sigurinë e aeroplanit tonë. Më pas ai u zhduk shpejt nga sytë”, tha Vuçiq.

Lexo më shumë  “28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora

Ai do t’i kërkojë NATO-s një shpjegim.

Vuçiq tha se ishte një luftëtar ushtarak dhe se avioni i ngjante një Phantom 15 ose Eurofighter.

“Nesër shteti do të dërgojë një kërkesë. Ne do të kërkojmë informacion shtesë nga rusët, por do të kërkojmë edhe informacione nga NATO-ja dhe do të shohim se kush ka pretenduar ta bëjë të zgjuarin, me ç’rast avioni luftarak rrezikoi aviacionin civil dhe civilët në fluturim. Po e bëjnë të zgjuarin apo është rastësi. Do të ishte mirë të na e thoshim këtë”, tha ai për Radio Televizionin Serb (RTS), transmeton Al Jazeera Balkans.

Lexo më shumë  Kurti: Arianit Besiri në moshën njëvjeçare u detyrua të largohet nga Kosova, sot është kryetar i komunës Morbach në Gjermani

Ai ka thënë se Serbia ka koordinatat e sakta të vendit ku është shfaqur avioni.

“Këtë po ju’a them për ta kuptuar shkallën e presionit me të cilin po përballemi sepse Serbia është i vetmi vend që ka fluturime me Moskën dhe Shën Petersburgun në të njëjtin nivel si kishte. Ata thanë se gjaku ukrainas është tek avionët tanë. Nuk mbaj mend gjë të jenë ndaluar fluturimet ” Kiev – Londër, Kiev – Budapest dhe Kiev – Vjenë kur NATO e bombardoi Serbinë”, tha Vuçiq, shkruan index.hr.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *