KryesoreLajme

Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka thënë përgëzuar Kosovën për avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Ai në një postim në rrjetin social X shkruan se është i kënaqur që Republika e Kosovës ka avancuar në një anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Jam i kënaqur që shoh se Republika e Kosovës ka avancuar në një anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë që Kosova jo vetëm të anëtarësohej në Asamblenë Parlamentare, por më e rëndësishmja, të jetë përfundimisht një anëtare e plotë e NATO-s.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Duhet bërë më shumë – dhe mbani mend fjalët e mia, se unë do të vazhdoj të shtyj para përfshirjen e tyre të plotë në NATO”, shkruan kongresisti.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi
YouTube player