Lajme

Autostradat në Greqi me çmim tre herë më të lirë se në Shqipëri

Janinë-Kakavijë është autostrada e re që do të lidhë Greqinë me Shqipërinë. Tenderi është shpallur në 2 shkurt në Greqi dhe sipas projektit, autostrada 70 kilometra e gjatë do të shtrihet në një terren fushor dhe do të kushtojë 310 milionë euro.

Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, një kilometër i saj do të kushtojë 4.5 milionë euro. Kjo autostradë pjesë e Korridorit Blu lidh Greqinë-Shqipërinë-Malin e Zi dhe Kroacinë. Në Shqipëri vazhdimi i këtij korridori do të nisë me ndërtimin e aksit rrugor Lekaj-Fier pjesë e autostradës Milot-Fier, e cila është një rrugë ekzistuese me 4 korsi me një gjatësi 46 kilometra.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

3.2 kilometra të saj do të ndërtohen tërësisht të reja, ndërsa pjesa tjetër prej 42.4 kilometrash kalon në aks ekzistues. 7 milionë euro do t’iu kushtojë qytetarëve shqiptarë një kilometër rrugë i këtij aksi, ose 2 herë më shtrenjtë se autostrada që do të ndërtohet në Greqi.

Pjesë e koncesionit të autostradës Milot-Fier është edhe rruga Thumanë-Kashar me një gjatësi 20.8 kilometra dhe me një vlerë rreth 300 milionë euro. Një kilometër i saj do të kushtoj 13 milionë euro pra 3 herë më e lartë se partneritetet europiane. Autostrada Milot-Fier ka pjesë të saj edhe Milot-Thumanë me një gjatësi 13.5 kilometra dhe me një kosto 44.6 milion euro dhe Kashar-Lekaj me një gjatësi 26.2 kilometra me një kosto prej 476,8 milionë euro për të cilat gara është hapur por ende ende nuk ka dalë fituesi i garës.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *