Autoritetet ukrainase: Të paktën 71 fëmijë të vrarë që nga fillimi i pushtimit rus
Që nga 24 shkurti kur fillojë pushtimi rus, në Ukrainë janë vrarë të paktën 71 fëmijë dhe më shumë se 100 janë plagosur.
Ky numër i viktimave u dha pas zemërimit për bombardimin që ndodhi të mërkurën në një spital fëmijësh në Mariupol.
Sipas zyrtarëve ukrainas, nga ky sulm u vranë tre persona, e mes tyre një vajzë e re.
“Që nga fillimi i pushtimit rus deri sot (10 mars), janë vrarë 71 fëmijë dhe më shumë se 100 janë plagosur”, ka shkruar një mesazh në Telegram, Lyudmyla Dnisova, përfaqësuese për të drejtat e njeriut në Parlamentin ukrainas.
Rruga Press