Bota

Autoritetet turke urdhërojnë arrestimin e dhjetëra anëtarëve të opozitës

Autoritetet turke kanë urdhëruar arrestimin e disa anëtarëve të partisë opozitare në Stamboll, si dhe kryen bastisje në komunat e udhëhequra nga opozita të shtunën, si pjesë e një nisme ligjore në zgjerim e sipër kundër kryetarit të burgosur të qytetit dhe subjektit të tij politik CHP, raporton agjencia “Reuters”. 

Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili është njëkohësisht rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u burgos në mars nën akuzat për afera korruptive dhe lidhje me grupin terrorist kurd, PKK.

Lexo më shumë  Evropa teston me sukses raketën e parë hipersonike, sfidon “Oreshnikun” rus

Arrestimi i Imamoglut nxiti protesta mbarëkombëtare, trazira ekonomike, dhe akuza të shumta në drejtim të qeverisë për kapje të sistemit të drejtësisë dhe praktika autoritare. Qeveria turke i ka mohuar këto akuza dhe ka përsëritur se gjyqësori është i pavarur.

Që nga burgosja e Imamoglut, autoritetet kanë arrestuar dhjetëra anëtarë të partisë së tij, zyrtarë nga Komuna e Stambollit, dhe të komunave të tjera që udhëhiqen nga subjekti më i madh opozitar CHP. Ndër të tjera, qasja në llogarinë e Imamoglut në rrjetin social X u bllokua në Turqi këtë muaj.

Lexo më shumë  Polonia dhe Italia s’do t’i bashkohen Bordit të Paqes të Trumpit

Të shtunën, agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu dhe transmetuesi privat “NTV” raportuan se autoritetet kishin lëshuar fletarrestime për 47 persona në kuadër të 4 hetime të ndara, teksa 28 prej tyre tashmë janë vënë nën pranga.

Rruga Press

YouTube player