Bota

Autoritetet shëndetësore të Gazës: Mbi 20 mijë palestinezë të vrarë në luftë

Zyrtarët shëndetësorë në Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi kanë bërë të ditur se më shumë se 20 mijë palestinezë janë vrarë në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Kjo shifrër arrin në gati 1 për qind të popullsisë së paraluftës. Ndërkohë në më pak se 10 javë janë zhvendosur mbi 80 për qind e banorëve të Gazës, shkruan AP.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të premten se ka dokumentuar 20,057 vdekje në luftime. Ndërsa nuk u bë dallimi midis vdekjeve së luftëtarëve dhe civilëve. Më parë është thënë se afërsisht dy të tretat e të vdekurve ishin gra ose të mitur.

Rruga Press

YouTube player