Bota

Autoritetet estoneze sekuestrojnë një anije me destinacion Rusinë, dyshohet për kontrabandë

Autoritetet doganore estoneze njoftuan të martën vonë se kishin sekuestruar një anije kontejnerësh me flamur të Bahameve në ujërat e vendit. Anija mund të jetë e lidhur me kontrabandën nga Ekuadori, thuhet në deklaratë.

Anija, e quajtur “Baltic Spirit”, ishte në rrugë nga Ekuadori për në Shën Petersburg, Rusi, dhe nuk është pjesë e flotës në hije ruse dhe as subjekt i sanksioneve të Bashkimit Evropian, thanë autoritetet në një deklaratë.

Lexo më shumë  Britania rrëzon 'disa dronë iranianë' gjatë natës

“Ka arsye për të besuar se anija mund të jetë përdorur për kontrabandë “, thuhet në deklaratë, duke shtuar: “Njësia speciale e policisë K-Commando hipi në anije, e cila u mbajt nën mbikëqyrje kombëtare për të kryer një inspektim doganor”.

Anija “Baltic Spirit” u ankorua pranë Talinit të mërkurën, pasi kishte udhëtuar atje nga një port kolumbian, sipas shërbimit të gjurmimit të anijeve MarineTraffic.

Lexo më shumë  Komandanti i lartë rus mes 29 viktimave nga rrëzimi i avionit Antonov në Krime
YouTube player