Autori deklarohet për arsyen e vrasjes së kryeministrit japonez
I dyshuari për vrasjen e Shinzo Abe pranoi se kishte qëlluar ndaj ish-kryeministrit, ka thënë policia në një konferencë shtypi të premten, shkruan CNN.
Sipas policisë Nara-nishi, Yamagami Tetsuya, një burrë 41-vjeçar i papunë, ka thënë se kishte urrejtje ndaj një grupi të caktuar, me të cilin ai mendonte se Abe ishte i lidhur.
Abe u vra të premten teksa po mbante një fjalim për fushatën e zgjedhjeve parlamentare, që ishin planifikuar për të dielën.
Rruga Press