Opinion/Aktualitet

Autonomia etnike e Asociacionit në shtetin e panjohur multietnik të Kosovës

Shkruan: Dr. Donik Sallova

Braktisja e FSK nga serbët është tregues i ofensivës së Serbisë kundrejt “shtetit multietnik të Kosovës” që shqiptarët e kishin pranuar si kompromis në bisedimet e Vjenës me premtimin e negociatorëve të atëhershëm se këto lëshime “gjeneroze” do ta çonin Serbinë drejt njohjes së Kosovës. Kosova jo që nuk u njoh si shtet nga Serbia, por tashmë 10 vite pas, kur ideja e shtetit të Kosovës u degradua, nga shtet që realizonte njëfarë optimumi të aspiratave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës, në shtet multietnik ku pakica prej 5% barazohet me shumicën prej 90%, serbët serish janë të pakënaqur, sepse pasi u bindën se në Kosovë mund të jetohet edhe pa e njohur shtetin e Kosovës, tani duan ta formalizojnë dhe thellojnë shkëputjen edhe në nivel administrativo-politik, duke e futur nën kontroll qeverisës autonom 30% te territorit të Kosovës dhe disa prej resurseve më të çmuara të saj.

Në negociatat e reja të proklamuara të Thaçit do të thuhet se pas këtyre kompromiseve të reja, Serbia do ta njoh Kosovën dhe Kosova do të anëtarësohet në OKB, por kjo do të jetë fiasko e radhës, sepse Serbia veç po e çon me tutje planin e hershëm për ndarjen e Kosovës dhe defunksionalizimin e saj. Serbia e njeh pakon e Ahtisaarit vetëm në pjesët ku Kosovës i cenohet sovraniteti dhe e drejta e bashkimit me Shqipërinë. Serbia synon ta ndaj Kosovën, por edhe të ndarë nuk pranon që ajo të bashkohet me Shqiperinë.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Me themelimin e Asociacionit dhe kompetencat e tij te grumbulluara ekzekutive, Serbia për disa vite, përmes kompetencës per Planifikim Urban dhe asaj për “kthimin e të shpërngulurve”, do të ndërtoj me dhjetëra komplekse banimi, si ai Kodra e Diellit në Veri, projekt tipik kolonizues, per të rritur dominancen demografike (me rreth 100 mijë serbë) në territorin e fituar nga decentralizimi në negociatat e Vienës, tash territore nën Asociacionin. Çdo tentativë e tillë për të hapur pakon e Ahtisaarit, për t’i çuar përpara planet kolonizuese të Serbisë, duhet të refuzohet nga Kosova, përndryshe Serbia ta imponon autonominë e Asociacionit dhe ta kërkon akoma “Kosovën multietnike” edhe në shumësinë e komunave ku 98% janë shqiptarë. Asnjë shkronjë shqipe nuk do të shkruhet ndonjë herë në komunat e Asociacionit, por në cdo dokument të shqiptarëve duhet çdo gjë të jetë e shkruar edhe në ciliric.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Një ditë brezat e lirë të këtij populli do të pyesin pse, pse gjuha e pakicës duhet të shkruhet çdokund edhe kur ata nuk janë askund?!. Kosova duhet t’ua bëj të qartë serbeve se Kosova nuk është Serbi e as nuk ka qenë kurrë, ndaj në Kosovë s’mund të jetohet duke menduar se po jetohet në Serbi. Këtë do duhej ta kishte bërë me kohë Kosova, para se serbët ta rindërtonin shpresën, sikur ata serbët në Rahovec që kishin penguar xhirimin e një video-klipi me veshje kombëtare shqiptare, duke iu thënë atij grupit xhirues që këtu është Republikë e Serbisë! Sepse për serbët Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të jetë një copë Republike e Serbisë brenda Kosovës. Ky iluzion që po bëhet realitet duhet të parandalohet, para se Asociacioni i formuar ta çojë më tutje nesër kërkesën zyrtare për Republika Srpska-n e Kosovës, natyrisht në kuadër të “normalizimit të mëtejshëm të raporteve Kosovë-Serbi”!./botuar para 3 vitesh te indeksonline/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *