Automobili i Apple-it mund të vijë më 2024
Një automobil i Apple-it mund të vijë në të ardhmen e afërt, sipas Reutersit. Burime të mediumit thonë se planifikon të prodhojë një automjet në të cilin do të përfshijë teknologji të avancuar të baterive më 2024.
Me fillim në vitin 2014, kompania teknologjike kishte bërë një hap prapa nga përpjekjet për të lansuar një automjet. Apple riktheu idenë për makinë në 2018.
Me një dizajn të ri, Apple do të mund të rrisë potencialin e vet. Burimet thonë se ka mundësi që Apple do të bashkëpunojë me një kompani të jashtme për automjetin, por deri tani nuk dihet se kush mund të jetë. Kompania mund edhe të përdorë partnerë të tjerë për të bashkëpunuar.
Lëshimi i automjeteve nga Apple mund të shtyhet deri më 2025 apo më vonë, për shkak të pandemisë, transmeton PopCulture.
Rruga Press