Bota

Automjeti i Papa Françeskut shndërrohet në një klinikë të lëvizshme për fëmijët në Rripin e Gazës

Një makinë e përdorur nga Papa Françesku do të transformohet në një klinikë të lëvizshme për fëmijët në Rripin e Gazës, në përputhje me një dëshirë që ai shprehu kur ishte gjallë, njoftoi Vatikani. Automjeti është një Mitsubish që Papa e përdori gjatë vizitës së tij në Betlehem në vitin 2014.

“Puna ka filluar tashmë” për të shndërruar automjetin e vogël të bardhë, sqaroi Caritas, shoqata humanitare e Vatikanit.

Kur të hapet korridori humanitar me Gazën, automjeti që do t’i vihet në dispozicion Caritas Jerusalem do të jetë gati për të ofruar kujdes bazë për fëmijët. Kjo klinikë e vogël lëvize do të jetë e pajisur me komplete qepjeje, shiringa, oksigjen dhe vaksina të ruajtura në një frigorifer të vogël. Mjeti, i cili do të ketë një shofer, do të menaxhohet nga një ekip mjekësh.

Lexo më shumë  Ukraina përgatit një plan të ri paqeje, Zelensky nuk heq dorë nga territoret

“Ky automjet shpreh dashurinë dhe solidaritetin e Shenjtërisë së Tij për më të prekshmit, të cilën ai e ka shprehur gjatë gjithë krizës në Gaza”, komentoi sekretari i përgjithshëm i Caritas Jerusalem, Anton Safar.

Një ditë para vdekjes së tij, në mesazhin e Pashkëve të lexuar nga asistenti i tij nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit në Romë, Papa Françesku kritikoi “situatën dramatike dhe të neveritshme humanitare” në Gaza. Me këtë rast, ai kishte përsëritur thirrjen e tij për armëpushim në enklavën palestineze dhe për lirimin e pengjeve izraelite.

Lexo më shumë  Ukrainasit ngrenë flamurin në Pokrovsk: Qyteti nuk ka rënë, lufta vazhdon

Pas vdekjes së Papa Françeskut, Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e kishte cilësuar Papa Françeskun si një mik besnik të popullit palestinez dhe të drejtave të tij legjitime, duke vënë në dukje se ai e kishte njohur shtetin palestinez dhe kishte lejuar ngritjen e flamurit palestinez në Vatikan.

YouTube player